Ballina Lajme nacionale Një tjetër viktimë në Kosovë, numrin shkon në 6 dhe 184 të...

Një tjetër viktimë në Kosovë, numrin shkon në 6 dhe 184 të infektuar

27
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është konfirmuar edhe një vdekje nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 6 numrin e të vdekurve. Një paciente 66-vjeçare nga Malisheva ndërroi jetë, e cila ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Në Kosovë, sipas të dhënave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani janë 184 raste të infektuarish dhe 30 të shëruar.

Në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, janë konfirmuar 36 persona të infektuar dhe një vdekje, por komuniteti serb i raporton rastet në Serbi.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars dhe për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

-----