Ballina Sport Një tjetër shqiptar në Serie A, Parma paguan klauzolën e Andi Zeqirit!

Një tjetër shqiptar në Serie A, Parma paguan klauzolën e Andi Zeqirit!

19
SHPËRNDAJE

Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Serie A. Bëhet fjalë për Andi Zeqirin talentin e Lozanës që është rritur si futbollist në Zvicër dhe ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Challenge League.

Zeqiri i cili ka qenë pjesë edhe e 21-vjeçarëve të Zvicrës me të cilët ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, është vetëm një hap larg transferimit te Parma.

Klubi i  Serie A ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të futbollistit nga Lozana.

Kjo për arsye se emilianët janë plotësisht të bindur nga cilësitë e 21-vjeçarit dhe sipas asaj që raporton “Sky Sport” kanë paguar tre milionë euro që liron futbollistin nga çdo përgjegjësi ndaj Lozanës.

Kështu, Zeqiri do të ketë mundësinë të shfaqë talentin e tij në skenën e madhe, ndërsa më parë ka provuar të jetë pjesë edhe e radhëve të Juventus U-19.

Në sezonin e fundit me Lozanën në kategorinë e dytë në Zvicër, Zeqiri shënoi 17 gola në 33 ndeshje duke ndihmuar skuadrën e tij të siguronte ngjitjen në Superligë.

-----