Ballina Sport Një tjetër pengesë për rifillimin Serie A, Shefi i Infektivit në Itali...

Një tjetër pengesë për rifillimin Serie A, Shefi i Infektivit në Itali është kundër

9
SHPËRNDAJE

Shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Itali, Giovanni Rezza ka deklaruar se në kushtet që ndodhet vendi, është e pamundur që sezoni futbollistik të rinisë. Ai shpjegon arsyen.

Rezza deklaroi se futbolli është sport kontakti dhe se rrit ndjeshëm mundësitë e infektimit, ndaj do të ishte e vështirë që të miratohej rifillimi i ndeshjeve në një kohë të shpejtë.

“Futbolli është një sport kontakti dhe do të rriste ndjeshëm rrezikun e transmetimit. Kam parë disa protokolle shëndetësore të veçanta, por më duket herët për të menduar për këtë. Unë nuk do të jepja miratimin për rifillimin e kampionatit kaq shpejt dhe besoj se të njëjtin mendim ndan edhe Komiteti Shkencor, por në fund vendimin do ta marrë politika”, deklaroi Rezza.

I menjëhershëm ishte reagimi i klubit të Lazios, që nëpërmjet shefit të komunikimit publik, Arturo Diaconale, i sugjeroi Rezzës të merrej me kërkimet për gjetjen e vaksinës, më mirë sesa të japë mendime për futbollin.