
Qytetarë të shqetësuar në të gjithë Britaninë janë në kërkim për paracetamol dhe supermarketet dhe farmacitë nuk kanë më rezerva të ilaçit, ndërsa virusi COVID-19 vazhdon që të përhapet.
Në Indi kanë vendosur që të ulin sasinë e eksporti të ilaçit, e po ashtu edhe në Kinë po dërgojnë më pak drejt Britanisë së Madhe.
Kjo sepse autoritetet indiane kanë vërejtur se ka një sasi të pakët të ilaçit në treg, e ndaj kanë vendosur që të uli eksportet, bashkë me disa ilaçe të tjera.
Fakt është se rreth 70% të përbërësve për ilaçin, India i merr ga Kina. Nisur nga gjendja e vështirë, edhe në Kinë është ulur numri i eksporteve.