Ballina Sport Një tjetër kuqezi drejt Serisë A, Torino nis negociatat

Një tjetër kuqezi drejt Serisë A, Torino nis negociatat

12
SHPËRNDAJE

Futbollistët shqiptarë nga viti në vit po bëhen të preferuar në Serinë A. Së fundmi, është një tjetër emër që mund të bëhet pjesë e një prej kampionateve më të forta të Evropës. Lojtari i kuqezinjve, Ardian Ismajli është një nga më të mirë te Hajduku i Splitit në Kroaci.

Mbrojtësi ka bërë paraqitje të shkëlqyera edhe me kombëtaren, ku trajneri Edi Reja e ka aktivizuar shpesh si titullar. Interesim për të ka shfaqur skuadra e Torinos.

Sipas “Tuttomercatoweb”, kanë nisur negociatat me klubin e lojtarit, për ta transferuar atë në Itali. I vetmi problem deri tani është çmimi për lojtarin, teksa Torino ka ofruar 1.5 milionë euro, ndërsa Hajduk Split kërkon të paktën 3 milionë euro.

Megjithatë marrëveshja duket shumë afër, pasi me 2 milionë euro, plus një % të shitjes së lojtarit në të ardhmen, Hajduku mund të hiqte dorë nga shërbimet e Ismajlit.

-----