Ballina Lajme nacionale Një tjetër i infektuar me koronavirus në Kosovë, shkon në 22 numri...

Një tjetër i infektuar me koronavirus në Kosovë, shkon në 22 numri i të prekurve

37
SHPËRNDAJE

Një tjetër rast me koronavirus konfirmohet me Kosovë. Numri i të infektuarve në të gjithë vendin ka shkuar në 22.

Lajmin e konfirmoi infeksionisti Valbon Krasniqi.

“Mund të ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me koronavirus. Është familjar i të infektuarve me koronavirus nga Malisheva”, tha Krasniqi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit vazhdimisht është duke bërë thirrje për respektimin e rekomandimeve me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

-----