Ballina Sport Një super ofertë për Pogba nga Real Madrid!

Një super ofertë për Pogba nga Real Madrid!

29
SHPËRNDAJE

Real Madrid as që ka ndërmend të heq dorë nga Paul Pogba. Plani i presidenti Florentino Perez nuk njeh limite, dëshira e tij për të freskuar skuadrën është shume e madhe, mbi të gjitha e domosdoshme nëse dëshirojnë të qëndrojnë konkurrues në Europë. Pas Eden Hazard, me belgun që është një çështje e mbyllur, mesfushës së Realit pritet ti shtohet një tjetër yll nga Premier League.

Pogba nuk është një emër i panjohur në Madrid, një dëshirë e vjetër e presidentit Perez, mbi të gjithë një dëshirë e madhe e trajnerit Zinedine Zidane. As Pogba nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të qenë nën urdhrat e Zidane, për t’ia arritur këtij qëllimi, Reali është i gatshëm të sakrifikoj jo pak por tre lojtarë.

Sipas “Times”: Perez është i gatshëm ti ofroj Man.United, Bale, Keylor Navas dhe James Rodrigues, tre lojtarë për të lënë të lirë Pogba. “Djajtë e kuq” e vlerësojnë kartonin e Pogba me 150 milion euro, shifër të cilin Reali kërkon ta plotësojë duke i vënë në tavolinë tre futbollistë./Blitz.al/

 

Burimi:Ballkanweb