Ballina Sport Një shqiptar te Juventusi?

Një shqiptar te Juventusi?

25
SHPËRNDAJE

Talenti me origjinë shqiptare, Nedim Bajrami, ka bërë një hap të madh në karrierë, teksa ka firmosur me gjigantët e Juventusit.

Mesfushori i lindur në Tetovë, iu është bashkuar bardhezinjve, të cilët kanë derdhur afro 2 milionë franga në arkat e klubit zviceran të Grasshopersit për shërbimet e Bajramit.

Gjithsesi mediat zvicerane raportojnë se lojtari që ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren helvete, nuk do të stërvitet nga trajneri Sarri.

20-vjeçari do të huazohet menjëherë tek Empoli në Serinë B, ku do t’i bashkohet dy shqiptarëve të tjerë, Elhan Kastrati dhe Frederik Veseli.

The post Një shqiptar te Juventusi? appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----