Ballina Sport Një shqiptar në Formula 2, Zendeli i afrohet gjithnjë e më shumë...

Një shqiptar në Formula 2, Zendeli i afrohet gjithnjë e më shumë ëndrrës së madhe

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lirim Zendeli është duke i ngjitur avash avash, por i sigurt shkallët e suksesit. Pas eksperiencës në Formula 3, piloti shqiptar në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e botës së Formula 2.

21-vjeçari, pasi ka pasur disa testime në Bahrein ka fituar besimin e MP Motorsport, të cilët do t’i përfaqësojë në sezonin e ardhshëm.

Kështu, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve dhe Zendeli ia del të ketë sukses, atëherë shpejt mund të vijë edhe dita e madhe për të garuar në Formula 1 së bashku me më të mëdhenjtë e këtij sporti.

Ndërkohë, kujtojmë se këtë sezon në Formula 3, Zendeli ia doli të fitonte Ccmimin e Madh të Belgjikës, në pistën e SPA.

---- ----
----
-----
-----