Ballina Lajme nacionale Një person në gjendje të rëndë nga pickimi i rriqrave

Një person në gjendje të rëndë nga pickimi i rriqrave

35
SHPËRNDAJE

Është rritur numri i qytetarëve që janë pickuar nga rriqrat.

Mbi 2300 persona janë pickuar nga rriqrat vetëm gjatë këtij viti, derisa komuna e Malishevës dhe ajo e Prishtinës prijnë me numrin më të madh të rasteve.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) kanë bërë të ditur se numri i të pickuarve në Komunën e Malishevës ka arritur në 968, 368 raste në komunën e Suharekës, 273 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Sipas tyre, pickimi nga rriqrat ka ndodhur si pasojë e qëndrimit në livadhe të pakositura, në shkurre dhe në stalla, si dhe si pasojë e veshmbathjes joadekuate, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Përndryshe, numër i madh i të pickuarve nga rriqrat është paraqitur edhe në komunën e Prishtinës. Sipas drejtorit të Shëndetësisë në këtë Komunë Bujar Gashit, deri tani rreth 550 persona në këtë komunë janë pickuar nga rriqrat.

-----