Ballina Sport Një penallti mban Maliqin në krye, Butrinti dhe Labëria e ndjekin hap...

Një penallti mban Maliqin në krye, Butrinti dhe Labëria e ndjekin hap pas hapi

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Fitojnë tre ekipet kryesuese në grupin B të Kategorisë së Dytë. Maliqi kryesues iu fal golit të Xekës me penallti në minutën e pestë shtesë për të marrë tre pikë të rëndësishme në Kuçovë përballë Naftëtarit vendas.

 

Rezultatet e ditës së sotme

Vendi i parë me 50 pikë për ekipin juglindor. Maliqi kryeson me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak se Butrinti, që triumfoi 3-0 në shtëpi kundër Tepelenës. Golat për skuadrën nga Saranda u shënuan nga Dos Santos dhe Gurma (2x).

 

Renditja e kampionatit

Feston edhe Labëria në shtëpi pas suksesit 3-2 kundër Devollit. Të pesë golat u realizuan në fraksionin e parë të ndeshjes. Fitore arritën edhe Albpetroli dhe Përmeti. Ekipi nga Patosi mposhti 2-1 Delvinën, ndërsa skuadra përmetare triumfoi 0-1 në Memaliaj. Asnjë gol nuk prodhoi dueli Skrapari-Gramozi. /abcnews.al

The post Një penallti mban Maliqin në krye, Butrinti dhe Labëria e ndjekin hap pas hapi appeared first on Abc News.

---- ----
-----