Ballina LifeBizare Një park i rrallë Japonez, e gjeni dot qytetin në Shqipëri ku...

Një park i rrallë Japonez, e gjeni dot qytetin në Shqipëri ku ndodhet? (FOTO)

54
SHPËRNDAJE

Në rubrikën e tij “Mirëmëngjes”, kryeministri Edi Rama përzgjedh foto dhe video të veçanta për t’i uruar një ditë të mbarë shqiptarëve.

Shpeshherë këto janë imazhe nga investimet e qeverisë së tij, por sot shefi i qeverisë e ka nisur fundjavën duke thënë Mirëmëngjes me një foto nga një Park Japonez, i cili është krijuar në qytetin e Korçës.

Kjo hapësirë çlodhëse është e karakterizuar nga gjelbërimi i tepërt. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Parku Japonez në Korçë, një hapësirë e gjelbër e re komunitare dhe atraksioni më i ri për banorët e vizitorët e bashkisë së Korçës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

-----