Ballina Sport Një ofertë e re për Ibran shqetëson tifozët e Milanit

Një ofertë e re për Ibran shqetëson tifozët e Milanit

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zlatan Ibrahimovic është i paqartë për të ardhmen tij. Aktualisht ai është pjesë e Milanit, por nuk e di nëse do ta mbajë veshur fanellën kuqezi edhe sezonin e ardhshëm. Sulmuesi 38 vjeçar tha se shumë shpejt do t’i kthejë një përgjigje klubit kuqezi nëse do të rinovojë ose jo me “Djalli”, por nga Suedia po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për firmën e Ibrahimovic me Hammarby-n, skuadrën me të cilën po stërvitet aktualisht dhe është bashkëpronar.

----

Drejtuesit kanë filluar të ëndërrojnë aktivizimin e tij me skuadrën suedeze dhe drejtori sportiv, Jesper Jansson, konfirmon dëshirën e madhe në një deklaratë për “Expressen”.

“Ekzistojnë shanset që ai të vijë të luajë me Hammarby. Unë kështu mendoj, por vetëm Zlatan e di dhe ai do të vendosë. Nuk na ka thënë asgjë për momentin në lidhje me këtë temë dhe unë nuk kam ndërmend t’i them që e duam në skuadër. E kam kuptuar se çfarë tipi është, ai nuk do të zbulojë asgjë derisa të jetë 100% i sigurt, por, padyshim, do të na pëlqente shumë hipoteza e aktivizimit të tij me Hammarby”, tha drejtori sportiv i klubit suedez.

----- ----