Ballina Lajme Bota/Rajoni Një nga kardiologët më të mirë në Itali dhe botë humb jetën...

Një nga kardiologët më të mirë në Itali dhe botë humb jetën si pasojë e COVID-19

61
SHPËRNDAJE

Një nga kardiologët më të mirë në botë u nda nga jeta ditën e sotme pasi u sëmur me COVID-19.  Prof.dr. Maurizio Galderisi vdiq mëngjesin e sotëm në spitalin e Cotugnos në Napoli për shkak se ishte prekur nga koronavirusi. Profesori i famshëm i mjekësisë italiane dhe asaj botërore ishte intubuar prej ditësh për shkak të përkeqësimit të situatës.

Përveçse i specializuar në mjekësinë interne dhe kardiovaskulare për të cilën jepte mësim prej vitesh në Universitetin e Napolit, profesor Galderisi mbante edhe postin e zv.presidentit të shoqatës evropiane të imazheve kardiovaskulare.

Shoqata italiane e kardiologjisë në një reagim tha se mjekësia e këtij vendi dhe fusha e kardiologjisë në të gjithë botën humbi një nga emrat më të mirë të dy dekadave të fundit i cili shërbeu si inovator për përmirësimin dhe avancimin e teknikave për ndërhyrjet në fushën e kardiologjisë. COVID 19 është treguar i pamëshirshëm me mjekët në Itali pasi deri të premten pasdite regjistroheshin 46 bluza të bardha të vdekura.

-----