Ballina Sport “Një ndeshje unike”/ Çfarë propozon presidenti i Lazios për titullin kampion

“Një ndeshje unike”/ Çfarë propozon presidenti i Lazios për titullin kampion

10
SHPËRNDAJE

Kampionati më i ndjekur në botë, ai italian, Seria A, pritet të rifillojë sipas një skeme të përshpejtuar. Është parashikuar që më 18 maj të rinisë, por presidenti i Lazios, Klaudio Lotito ka një ide të tijën për të mbyllur kampionatin.

Ai propozon që të bëhet vetëm një ndeshje unike për të vendosur fituesin e këtij sezoni dhe kjo të luhet mes Juventusit dhe Lazios, pra ndërmjet ekipit të parë dhe atij të dytë në renditje.

Në një intervistë për La Republicca, pronari i Lacios e ka pranuar idenë e përballës “kokë me kokë”, pra me një ndeshje direkte.
“Sot ne jemi një pikë larg Juventusit. Por në ndeshjen e parë kundër Juventusit fituam 3-1 dhe gjithashtu në Superkupën fituam 3-1, dhe na duhej të luanim edhe një ndeshje tjetër. Për drejtësi, një ekip si Interi, i cili ka tetë pikë më pak se ne, ose Atalanta, i cili ka 14 pikë më pak – më tregoni nëse duhet të përfshihen në garën për titull”, theksoi Lotito.

-----