Ballina Lajme nacionale Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë në familje

Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë në familje

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

 

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaj, kundër të pandehurit M.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri M.A. mund të  përsëris  veprën  penale apo ndonjë vepër tjetër penale, duke pasur parasysh edhe karakteristikat personale të tij, nga fakti se i njëjti dyshohet se edhe më parë me dashje kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës L.S, edhe pse e njëjta nuk i kishte paraqitur rastet më parë në polici“, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media

The post Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë në familje appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----