Ballina Sport Një luftë me beteja ligjore: Pse ndarja e pasurisë së Maradonës është...

Një luftë me beteja ligjore: Pse ndarja e pasurisë së Maradonës është kaq e ngatërruar

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas ndarjes nga jeta, trashëgimia e legjendës së futbollit do të përfshihet në një çështje të komplikuar. Që pas lajmit tronditës, ka pasur spekulime në lidhje me pasurinë e tij dhe mënyrën se si do të ndahet.

Maradona ka tetë fëmijë për shkak të lidhjeve romantike me gjashtë gra të ndryshme. Trashëgimia e tij pritet të ndahet në mënyrë të barabartë mes fëmijëve, por raportohet se ndarja do të jetë e ngatërruar, duke qenë se sipas ekspertëve ligjorë dhe gazetarëve argjentinas, nuk ka një testament. Me fjalë të tjera, ka të ngjarë të zhvillohen shumë beteja ligjore, me mosmarrëveshje familjare, teste ADN, pretendime përfituese etj.

Pra, cilët janë fëmijët e Maradonës?

Për vite me radhë, Maradona mohoi të kishte fëmijë përveç Gianinna-s, 31 vjeç dhe Dalma-s, 33 vjeç, vajzat nga martesa me ish-gruan, Claudia Villafane, me të cilën u divorcua në vitin 2003 pas gati 20 vjet martesë.

Më vonë, ai njohu gjashtë fëmijët e tjerë. Maradona njohu Diego Junior, 34 vjeç dhe Jana, 24 vjeç, në mes të viteve 2010 pas betejave gjyqësore me nënat e tyre, me të cilat pati marrëdhënie. Në vitin 2013, njohu Diego Fernando-n.

Në vitin 2019, avokati i Maradona tha se ai kishte rënë dakord të pranonte atësinë e tre fëmijëve të lindur në Kubë, ku kaloi disa vjet pas viteve 2000 për t’u trajtuar në lidhje me varësinë nga kokaina.

Tani, ka të paktën dy të tjerë – argjentinasit Santiago Lara, 19 vjeç dhe Magali Gil, 23 – që besojnë se Maradona është babai i tyre. Të dy thonë se po ndërmarrin veprime ligjore për ta vërtetuar këtë.

Nuk dihet ende pasuria e tij, por disa raportime thonë se vlera neto vlerësohet rreth 500,000 dollarë.

---- ----
----
-----
-----