Në mëngjesin e së mërkurës, në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë vjedhur 15 shtëpiza të kompjuterit.
Policia e Kosovës kanë njoftuar se lidhur me vjedhjen ende askush nuk është arrestuar.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 07.10.2020-06:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, se person-a të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në lokalin e ti dhe nga aty kanë vjedhur pesëmbëdhjetë (15) shtëpiza kompjuteri. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
The post Një lokalit në Prishtinë i janë vjedhur 15 shtëpiza të kompjuterëve appeared first on RTV21.