Ballina Showbiz Një kopje e të atit, reperi shqiptar ndan foton e ëmbël me...

Një kopje e të atit, reperi shqiptar ndan foton e ëmbël me të birin

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Don Phenom u bë baba për herë të parë në fund të vitit që lamë pas. Reperi i njohur dhe partnerja e tij, Anxhi mirpëritën një djalë që e pagëzuan me emrin Troi. Lajmin e konfirmoi vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante: “Djali im Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë. Gëzuar 2021.”.

Prej ardhjes në jetë të djalit, ai nuk i ka kursyer dhe fotot me të në rrjete sociale. Së fundmi, Don Phenom ka publikuar një foto të ëmbël me të birin ku shihen të veshur matchy- matchy. “Nuk kemi nevojë për asnjë filtër. Troi.”, ka shkruar ai.

Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet nga kolegët e tij. Ronela Hajati, me të cilën ka realizuar dy duete, ka vënë në pah ngjashmërinë që ka vogëlushi me reperin. “Kopjaaaaa joteeee mos ti ngeli hatri mamit! Si zemrush.”, është shprehur këngëtarja. /abcnews.al

The post Një kopje e të atit, reperi shqiptar ndan foton e ëmbël me të birin appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----