Ballina Lajme nacionale Një këshillë për kryeministrin/ Ja kërkesa e Haradinajt për Albin Kurtin

Një këshillë për kryeministrin/ Ja kërkesa e Haradinajt për Albin Kurtin

74
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka shkruar një letër kryeministrit aktual Albin Kurti dhe e ka publikuar atë në Facebook. Në këtë letër, Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që të mos e heqë taksën kundër Serbisë, shteti i cili sipas tij ka rrahur e torturuar kryeministrin aktual.

“Mos e heq taksën Albin, të lutem”, thotë ish kreu i ekzekutivit kosovar. “Ti ke sakrifikuar shumë, bashkë me popullin e Kosovës. Ke rënë në burgje e sfida, por i ke qëndruar me stoicizëm asaj që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde.

Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra sa i takon politikës së ditës, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur. Për shkak të kësaj sakrifice dua të të lutem personalisht që të mos e heqësh taksën mbi produktet serbe.

Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blen armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terma të mjegullta siç është “reciprociteti”. Miku që është mik i vërtetë të do e të ndihmon me lavdërime, por edhe me kritika”, thuhet në letër, ku Haradinaj shton: “ne kundërvënien ndaj Serbisë, ne duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e për një “reciprocitet” pa njohje”.

 

---- ---- ----
-----