Ballina Sport “Një idiotësi kriminale”, ish-avokati i Maradonës: Të nisë hetimi për vdekjen

“Një idiotësi kriminale”, ish-avokati i Maradonës: Të nisë hetimi për vdekjen

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ish-avokati i Maradonës dhe mik i ngushtë i tij ka deklaruar se për vdekjen e legjendës së futbollit duhet të nisë një hetim, pasi shkak u bë një “idiotësi kriminale”.

Maradona humbi jetën të mërkurën, në moshën 60-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiorespirator, dy javë pasi iu nënshtrua një operacioni në tru. Por, avokati Matias Morla, thotë se u desh të kalonte gjysmë ore që ambulanca të mbërrinte në shtëpinë e mikut të tij.

----

“Sot, është një ditë dhimbjeje e thellë, trishtimi dhe refleksioni”, shkroi ai. “Sa i përket raportit të Prokurorisë së San Isidros, është e pashpjegueshme se për 12 orë, miku im nuk pati vëmendjen apo nuk u kontrollua nga ana e personelit shëndetësor. Ambulancës iu desh gjysmë ore për të mbërritur, ishte një idiotësi kriminale”.

Morla thotë se këto fakte nuk duhet të anashkalohen dhe ai vetë do të kërkojë që ngjarja të hetohet deri në fund.

----- ----