Ballina Sport Një i kuq dhe 8 kartonë të verdhë, sa shumë të pezulluar...

Një i kuq dhe 8 kartonë të verdhë, sa shumë të pezulluar në Superiore

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Vetëm një i kuq i marrë, ndërkohë që 8 të verdhë kanë penalizuar lojtarë nga 6 ekipe të Superiores. Në javën e 32-të të kampionatit elitar të futbollit në Shqipëri nuk mund të luajnë 8 futbollistë.

Partizani, Kastrioti dhe Skënderbeu janë skuadrat më të penalizuara. Esat Mala dhe Jurgen Bardhi kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe trajneri Ilir Daja duhet të mendojë për ndryshimet në formacion në duelin me Skënderbeun.

Korçarët gjithashtu kanë dy të pezulluar, mbrojtësi Leard Sadriu dhe “xholi” Randy Dwumfour, prej kartonëve të verdhe. Edhe te Kastrioti është e njëjta situatë. Silvester Shkalla ka bërë 4 të verdhë, kurse Indrit Prodani u ndëshkua me karton të kuq kundër Skënderbeut.

Nga një mungesë do të kenë këtë javë edhe Tirana, Laçi dhe Bylisi. Kampionëve u fuqi u mungon Jurgen Çelhaka, kurbinasve Julian Shehu, kurse ballshiotëve nigeriani Odirah Ntephe. /abcnews.al

The post Një i kuq dhe 8 kartonë të verdhë, sa shumë të pezulluar në Superiore appeared first on Abc News.

---- ----
-----