Ballina Showbiz Një grua zonjë si ajo e Arban Abrashit, kjo është familja e...

Një grua zonjë si ajo e Arban Abrashit, kjo është familja e tij

87
SHPËRNDAJE

Kjo është familja e Arban Abrashit

Ai është ndër deputetët më aktiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili debaton rreth çështjeve të ndryshme në vend.
Ai ishte edhe kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës në vitin 2017.

Bëhet fjalë për deputetin Arban Abrashi, të cilin shpesh mund ta shihni në debate të ndryshme televizive.
Për Abrashin, i cili gjithnjë shihet i veshur në “vijë” kujdeset bashkëshortja e tij, Labeata Shala-Abrashi, me të cilën është e martuar vite më parë, shkruan rtv21.

40 vjeçari nga Mitrovica dhe bashkëshortja e tij, Labeata janë prindër të dy djemëve. Çifti Abrashi jeton dhe vepron në Prishtinë. Arban Abrashi është lindur më 16 shkurt 1979 në Mitrovicë.

Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Filozofik të Hasan Prishtinës, Departamenti i Shkencave Politike në vitin 2004.

Në vitin 2006 ka diplomuar në Universitetin e Sussex në Mbretërinë e Bashkuar, në fushën e Integrimit Evropian. Gjatë viteve 2014-2017 ka qenë Ministër i Punës dhe Mirëqenies sociale, në vitin 2010 ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Integrimit të Kosovës, në vitin 2010 po ashtu, ka qenë këshilltar i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ndërsa gjatë viteve 2008-2010 ka qenë këshilltar i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

-----