Ballina Lajme nacionale Një grua në Patok goditet për vdekje me makinë nga kosovari

Një grua në Patok goditet për vdekje me makinë nga kosovari

7
SHPËRNDAJE

Kosovari godet për vdekje me makinë një grua në Patok.

Një 54-vjeçare është përplasur për vdekje mëngjesin e kësaj të enjte në superstradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

54-vjeçarja me iniciale A.M., banuese në Mirditë ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës, ndërsa u përplas nga një automjet.

Gruaja ka ndërruar jetë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale H.A banues në Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.