Ballina Lajme nacionale Një fshat i tërë futet në karantinë në Kosovë, pasi 77 vjeçari...

Një fshat i tërë futet në karantinë në Kosovë, pasi 77 vjeçari rezultoi pozitiv me koronavirus

113
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një fshat i tërë në Kosovë është futur në krantinë, pasi një 77 vjeçar rezultoi i infektuar me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se fshati Stubëll është izoluar. Gjithashtu kemi bërë kërkesë të izolohet edhe familja e 77-vjeçarit i cili aktualisht gjendet në Prishtinë.

Ai kërkoi që të furnizohen policët dhe punëtorët e shëndetësisë me masa mbrojtëse ndaj virusit.

“Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë”, tha ai.

Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli, tha sot se ka urdhëruar stafin mjekësor që e kanë trajtuar 77-vjeçarin dhe që kanë pasur kontakt me ambientin ku ai ka qëndruar, që të mos dalin nga objekti i QKMF-së.

---- ---- ----
-----