Ballina Showbiz Një foto provokuese/ Olti Curri “thumbon” Antonetën në “E diell”

Një foto provokuese/ Olti Curri “thumbon” Antonetën në “E diell”

71
SHPËRNDAJE

Emisioni “E Diell” me rubrikat e saj ka lënë të mbërthyer para ekranit të gjithë shqiptarët. Një nga rubrikat më të pëlqyera dhe të komentuara në rrjete sociale është “Përputhen”. Ditën e sotme u publikuan foto të Antonetës teksa përqafohej me një djalë në një klub.

Antoneta: Unë nuk jam hakmarrëse, nuk e di si dilni ju në clube. Unë kur dal me grup shoqëror kërcej. Fotoja është fragment, kam qenë duke ndenjur. Kjo unë nuk e di se kur është bërë. Ajo është bërë shumë muaj më parë, dyshoj që të jetë bërë para se të fillonte emisioni. Unë besoj që është e para disa muajve. Unë kam dal disa herë në grup.

Për sa i përket kësaj fotos mund të ngjall dyshim. Këtë xhestin e krahut ai e bën dhe me vajza të tjera. Ne kemi dalë edhe grup dhe mund të ketë hedhje të krahut. Marrëdhënie shoqërore kam me të.

Olti: Nga muzika e lartë kur duan të thuash diçka, ka dhe afrime. Kur ka puthje atëherë Antoneta të penalizohet.

Antoneta: Ne jemi persona publik, ka edhe persona që hapin arkivat. Unë dua të them se më vjen shumë keq që është bërë me tendencë negative.

Nevina: Dua të jem transparente me publikun. Arsyeja që na vijnë ka të bëjnë me faktin se publiku pretendon se të ka parë edhe duke u puthur.

Antoneta: Pretendime mund të ketë për secilin nga ne këtu. Në inboxin tim vijnë shumë gjëra për persona këtu.

Olti: Ne jetojmë në një vend që për 50 e kusur vite, të bëje autobiografinë ka qenë një sport kombëtar. Për sa i përket historisë tënde ka filluar të vijnë foto. Publiku ka filluar të bëjnë hetuesit. Personazhi nuk është i panjohur. Në foto nga teatër, qëlloi që kur ka qenë ai ke qenë edhe ti.

-----