Ballina Lajme Bota/Rajoni Një fije shpresë/ Përpjekjet për të ndalur koronavirusin japin rezultat

Një fije shpresë/ Përpjekjet për të ndalur koronavirusin japin rezultat

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn thotë se deri tani përpjekjet për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Europë, kanë dhënë rezultat. Duke folur në Bruksel pas takimit të ministrave të shëndetësisë së vendeve të BE-së, Spahn sqaroi se aty ishin diskutuar gjerë e gjatë “ masat që lidhen me udhëtimin si dhe sigurinë e lëvizjes së lirë brenda Bashkimit Europian”.

Ministri shtoi se në këtë pikë nevojitet  një qasje e koordinuar mes bllokut dhe komunitetit ndërkombëtar. Ai theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ngadalësimi i përhapjes së COVID-19 me qëllimin që të mos shtrihet shumë jashtë Kinës.

“Deri tani është një epidemi kryesisht rajonale, por ne duhet duhet të sigurohemi që të mos kthehet në pandemi të vërtetë botërore”, ka qenë komenti I tij. Ministri paralajmëroi ndërkohë se nëse situata në Kinë nuk vihet nën kontroll, gjërat mund të përkeqësohen.

Japonia sakaq njoftoi vdekjen e parë nga koronavirusi që ka marrë deri tani rreth 1,370 jetë njerëzish, ndërsa numri i rasteve të prekura kapërceu 60 mijë. Vetëm dy ditë pasi autoritetet kineze raportuan me entuziasëm një rënie të numrit të viktimave dhe të infektuarve, bilanci shënoi rritje sërish.

---- ----
----
-----
-----