Ballina Lajme Bota/Rajoni Një e treta e pacientëve të sëmurë rëndë me Covid, bën trombozë

Një e treta e pacientëve të sëmurë rëndë me Covid, bën trombozë

112
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ne tre pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus, zhvillon mpiksje të rrezikshme të gjakut, që sipas ekspertëve mjekësorë, mund të kontribuojnë në vdekjen e tyre. Mpiksjet, e njohura ndryshe si trombozë, mund të jenë fatale nëse lëvizin drejt organeve të rëndësishme të trupit dhe i ndërpresin furnizimin me gjak.

Këto lloj bllokimesh mund të shkaktojnë atak kardiak, hemoragji cerebrale dhe emboli pulmonare. Inflamacioni I fortë, pasojë në këtë rast e një reagimi të tepruar të sistemit imunitar ndaj infeksionit të Covid 19- mendohet se është shkaku I këtyre trombozave të vëna re së fundi.

----

Në muajin mars, pasi koronavirusi ishte përhapur ndjeshëm nëpër botë, mjekët nisën të shohin  nivele shumë më të larta të mpiksjes së gjakut tek pacientët në spital nga sa prisnin normalisht.Virusi ka shtuar po ashtu rastet e trombozës së venave të thella, që zakonisht gjenden në këmbë, e që bëhet mjaft e rrezikshme kur ngjitet në mushkëri.

“Me të dhënat që po vijnë nga të gjitha anët, ndonëse pneumonia vazhdon të mbetet shkaku kryesor i vdekjeve tek pacientët me Covid 19, mjekët po ndërgjegjësohen gjithmonë e më shumë edhe për cështjen e mpiksjeve të gjakut”, thotë Roopen Arya, profesor ne King’s College London. Sipas tij, disa studime tregojnë se gati gjysma e pacientëve të sëmurë rëndë të cilët janë shtruar në terapi intensive nga koronavirusi, kanë emboli pulmonare ose trombozë.

----- ----