Ballina Lajme nacionale Një ditë para zgjedhjeve/ Zbulohet “celula” e Partisë Socialiste, ja çfarë bën...

Një ditë para zgjedhjeve/ Zbulohet “celula” e Partisë Socialiste, ja çfarë bën Rama

7
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, që prej mesditës së djeshme ndodhet në Vlorë. Atij i janë bashkuar atje edhe disa prej ministrave që drejtojnë qarqet në Jug të vendit, pa diskutuar edhe Gjiknurin, që ka drejtuar fushatën elektorale të 30 qershorit në të gjithë qarkun e Vlorës.

Vetë kryeministri Rama ndodhet familjarisht në Vlorë. Ai ka marrë me vete bashkëshorten Linda dhe djalin Zaho, për të kaluar këtë të shtunë, ndërsa duhet të kthehet sonte në Tiranë për të qenë nesër në qendrën e tij të votimit në Surrel.

Sipas burimeve, familja Rama ndodhet në plazh, duke kaluar disa orë relaksi pas një lodhjeve njëmujore, ku kryeministri shkeli çdo cep të Shqipërisë.

Por, ndërkohë edhe një pjesë e mirë e deputetëve dhe ministrave të Ramës sot janë lënë pushim. Një pjesë e mirë e tyre kanë zgjedhur vende relaksuese, ndërsa disa të tjerë vijojnë të jenë në detyrë, sidomos ata deputetë që janë zgjedhur në “zonat e nxehta”, apo që janë deputetë në bashkitë që drejtojnë të djathtët.

Porosia e vetme dhe ndoshta më kryesorja që është shpërndarë nga Rama dhe të tjerët është marrja e masave nga të gjithë për të pasur një pjesëmarrje të kënaqshme në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pikërisht për këtë arsye, deputetët e mazhorancës në orët e pasdites kanë në axhendën e tyre takime me strukturat organizative në qarqe, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe marrjen e të gjitha masave për të pasur sa më shumë pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Gazeta SHQIP