Ballina Lajme Bota/Rajoni Një ditë brenda burgjeve ku mbahen 10 mijë militantë të ISIS (FOTO)

Një ditë brenda burgjeve ku mbahen 10 mijë militantë të ISIS (FOTO)

67
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në veri të Sirisë, burgjet dhe kampet e përqendrimit mbajnë burra, gra dhe fëmijë, të cilët jetojnë në mëshirë të fatit vit pas viti. Agjencia prestigjioze Reuters ka sjellë këtë herë pamje nga burgjet ku mbahen luftëtarët e ISIS, në qytetet verilindore të Sirisë, Qamishli dhe Hasaka, ku mbahen në dhoma kolektive rreth 10 000 persona, pjesa më e madhe e të cilëve kanë kryer krime në emër të “kalifatit” të Shtetit Islamik.

Që kur kurdët, të cilët kontrollojnë zonën, arritën të mposhtnin militantët ekstremistë, problemi kryesor ka qenë çfarë të bëjnë me të burgosurit dhe familjet e tyre. Një pjesë e mirë e tyre janë shtetas europianë dhe shumë shtete nuk kanë pranuar t’i marrin mbrapsht.

Forcat kurde thonë se nuk kanë burime financiare për të mbajtur të burgosur, hetuar dhe dënuar një numër kaq të madh njerëzish, ndërkohë që edhe gratë dhe fëmijët e tyre janë një barrë e shtuar. Fotot e realizuara nga Reuters tregojnë të burgosur që qëndrojnë në dhoma të mëdha, me vetëm një dyshek dhe një batanije në vend të krevatit, ndërsa të tjerë qëndrojnë të izoluar, pasi konsiderohen më të rrezikshëm.

---- ----
----
-----
-----