Ballina Teknologji Një ankesë për Bitcoin i kushton Elon Musk 15 miliardë dollarë

Një ankesë për Bitcoin i kushton Elon Musk 15 miliardë dollarë

54
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, që prej javës së kaluar, kur aksionet e Tesla Inc. ranë me 8.6%, duke i marrë me vete 15.2 miliardë dollarë nga vlera e tij neto.

Rënia më e madhe e Tesla-s që nga shtatori u nxit pjesërisht nga komentet e Musk mbi çmimet e Bitcoin dhe rivalit më të vogël, Ether. Musk tha se ato janë të larta.

Ky mesazh në Tuiter erdhi në javë pasi Tesla njoftoi se shtoi 1.5 miliardë dollarë Bitcoin në bilancin e saj.

Kriptomonedha është rritur më shumë se 400% gjatë vitit të kaluar, ra për të dytën ditë të martën, ndërsa nuk mund të përcaktohet si do të vijojë ecuria e saj në ditët në vijim. Edhe aksionet e Tesla vijuan të bien duke arritur në 677.50 dollarë mëngjesin e sotëm.

Musk është aktualisht në vendin e dytë të listës së miliarderëve të Bloomberg, me një pasuri prej 183.4 miliardë dollarësh. Themeluesi i Amazon.com Inc. Jeff Bezos rimori vendin e parë edhe pasi pasuria e tij ra me 3.7 miliardë dollarë në 186.3 miliardë dollarë të hënën.

Musk dhe Bezos kanë qenë “kokë më kokë” disa herë në garën për kreun e listës së pasanikëve më të mëdhenj të botës. Shkak për këtë luhatje është bërë vlera e lëvizshme e Tesla-s.

E hëna e kësaj jave tronditi shumë prej më të pasurve të botës. Zhong Shanshan, më i pasuri i Azisë, ishte i dyti në listën e atyre që e ndien më shumë rënien, pasi aksionet e kompanisë së tij ranë me 4.5%.

Musk e ka quajtur Bitcoin një version “më pak memec” të parave kesh. Kriptomonedha më e madhe u rrit me 3.4%, duke shkuar në 57,527 dollarë të shtunën. Ajo është rritur 56% që nga fundi i janarit dhe më shumë se katërfishuar në raport me vitin e kaluar. Rreth një dekadë më parë, kur debutoi për herë të parë, Bitcoin tregtohej vetëm për një qindarkë.

---- ----
----
-----
-----