Ballina Lajme Bota/Rajoni Nisma Merkel-Macron/ 500 miliardë euro për të prekurit nga pandemia, sa përfiton...

Nisma Merkel-Macron/ 500 miliardë euro për të prekurit nga pandemia, sa përfiton Italia

45
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Për t’u përballur me “krizën më serioze në historinë e BE”, kancelarja gjermane Angela Merkel është pajtuar me Emmanuel Macron të pasurojë buxhetin shumëvjeçar europian me një fond rigjenerimi “ambicioz, të përkohshëm” me vlerë 500 miliardë euro.

Gjermania dhe Franca kanë rënë dakord në një marrëveshje mbi një plan 500 miliardë eurosh për vendet më të prekura nga pandemia.

----

Kjo vlerë nuk do të jetë një borxh, por që do të “vilet” nga bilanci ekonomik i vendeve të unionit.

Marrëveshja nuk ka marrë ende përkrahjen e vendeve pjesëmarrëse, ndërsa presidenti francez Macron e bëri të qartë që kjo nuk është një ujdi e unionit, por ajo që kërkohet nga Franca dhe Gjermania mbështetet edhe nga vendet anëtare.

Marrëveshja u përshëndet menjëherë nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

----- ----