Ballina Lajme nacionale Nisma iu drejtua Kushtetueses për votat e diasporës, reagon ashpër Vetëvendosje

Nisma iu drejtua Kushtetueses për votat e diasporës, reagon ashpër Vetëvendosje

12
SHPËRNDAJE

Reagon Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar koalicionit NISMA-AKR-PD, pasi që këta të fundit sot gjatë ditës u drejtuan në Gjykatën Kushtetuese për t’u ankuar për mbi katër mijë vota të mërgatës, që të hiqen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, raporton Express.

Kjo ankesë e tyre po shihet nga VV si mënyrë për të tentuar shpëtimin nga ndëshkimi që morën ata në zgjedhjet e gjashtë tetorit.

“Kërkesa e NISMA-s për të anuluar edhe votat e bashkatdhetarëve shpreh qartë të vërtetën e tyre për gjithë këtë proces. Pra ata për shpëtuar nga ndëshkimi që morën nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit duan të ndalojnë votat e mërgatës sonë. Ndërkaq më parë u fshehën edhe nën petkun e patriotizmit kinse duan të mos lejojnë votat nga Serbia”, ka thënë për Gazetën Express, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media në VV, derisa ka thënë se ky koalicion do të hyjë në qeveri duke e mohuar bashkatdhetarëve të drejtën e votës.

“ Kjo që ndodhi sot, ku këta kërkuan edhe nga Kushtetuesja anulimin e votave të mërgatës, shpreh fytyrën e tyre të vërtetë. Duan të hyjnë në institucionet e vendit duke ua mohuar bashkatdhetarëve tanë të Republikës të drejtën e votës. Kaq mund të themi për tendencën e tyre”, shtoi Manxhuka.

Ndryshe, koalicioni NISMA-AKR-PD është ankuar në Kushtetuese, që 4 mijë e 639 vendvotime të diasporës të mos hyjnë në rezultatin përfundimtar.