Ballina Lajme nacionale ‘Nishani ishte korrekt..’, Rama ironi me Metën: Shoku im më doli duarsh,...

‘Nishani ishte korrekt..’, Rama ironi me Metën: Shoku im më doli duarsh, bëri vetëvrasje

20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi për herë të dytë shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas vendimit për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Gjatë takimit me simpatizantë të PS në Dibër, Rama tha se presidenti bëri vetëvrasje politike, duke marrë një vendim përçarës dhe konflikt-nxitës.

Rama bëri edhe një krahasim me presidentin Bujar Nishani, ku e cilësoi si më korrekt me Kushtetutën, sesa Metën.

“Doli dhe presidenti, kur protesta e tyre doli qartësisht një protestë që po pakësohet në numër dhe energji, dhe pasi morën një goditje të rëndë, nga SHBA, ku u trajtuan me emra dhe mbiemër, dhe se nuk do të hynin më në SHBA nëse ushtrojnë dhunë pengojnë zgjedhjet.

Doli edhe në mes të lojës që ka filluar, thotë po anuloj zgjedhjet. Ajo që tha ai vlen po aq sa sikur të kishte dalë dje të thoshte anuloj ndeshjen Islandë- Shqipëri, arsyet do t’ua tregoj të hënën.

Ka bërë një akt politik, si përfaqësues i lartë, si lider i opozitës, ka vendosur të na vejë të gjithëve në pozitën sëkëlldisëse, sepse unë mendoj se ai nuk e meriton më zyrën ku rri.

Nuk e meriton më titullin më të lartë të gardianit të kushtetues dhe figurën më të lartë të unitetit kombëtarë. Ajo që ka bërë dje është përçarëse, konflikt-nxitëse, një “vetëvrasje politike”, një nul nga pikëpamja ligjore, dhe morale është një turp i pashembullt që do t’i mbetet atij.

Dëgjoni një shembull për të kuptuar sa skandaloze është kjo: në 2017 ne bëmë një marrëveshje, ku dhe pse u kërkua të shtyheshin zgjedhjet edhe nga ndërkombëtarët, unë thash jo sepse po i shtymë një herë do i shtyjmë gjithmonë, dhe pasi ne bëmë marrëveshjen dhe ishte publike, presidenti i asaj kohe, mund të themi ca të duam, por Bujar Nishani e kërkoi me shkrim e firmë, në një letër të përbashkët, timen dhe shokun tim që m’ka humb dhe s’po e kap dot më, Lul Bashës, që t’i kërkonim presidentit atë shtyrje brenda kushtetutës, sepse është detyrimi numër një, nuk mund ta vendosë presidenti pasi e ka deklaruar se kur bëhen zgjedhjet, pa pyetur të tjetër.

Ndërkohë një shoku im tjetër, nuk e di ku i kam gjet këta shokë që më dalin duarsh gjithnjë, del e bën një skandal dhe thotë anuloj zgjedhjet sepse jam i shqetësuar etj…

Del e u thotë atyre: ju sulmoni fort që të digjet, unë do dal ta shuaj, ju bëni rrëmujë, dhe unë do dal të shpëtoj Shqipërinë, nga kush? Nga ata!

Shqipëria do shpëtojë vetë nga ata më 30 qershor!

Mbajeni mend, njësoj siç u shpërndanë tespiet e plakut Mere, kanë për t’u shpërndarë edhe këta, se ia nxinë jetën këtij vendi e populli”, u shpreh Rama.

 

-----