Ballina Lajme Bota/Rajoni Nis shpërndarja e testeve në Itali, zbulon për 5 minuta nëse je...

Nis shpërndarja e testeve në Itali, zbulon për 5 minuta nëse je infektuar me COVID-19

75
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një test që të jep përgjigjen brenda 5 minutave, nëse je apo jo i infektuar nga koronavirusi, pritet që të shpërndahet në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur media italiane “La Republica” ku theksohet se ky test do të lehtësojë punën e mjekëve dhe do të japë një kontroll më të shpejtë për frenimin e përhapjes së pandemisë që tashmë ka mbyllur të gjithë botën në shtëpi për shkak të frikës së infektimit në masë.

----

Shteti më i prekur nga ky virus vdekjeprurës është Italia ku tashmë numri i viktimave ka shkuar në 6 mijë e 820. Vetëm 24 orët e fundit u shënuan 743 viktima. Ndërkohë testi i shpejtë për CoVid-19 sipas medieve thuhet se mjafton pak gjak për të dhënë përgjigjën brenda 5 minutave.

Shpërndarjet e para janë bërë në spitalet që kane më shumë të prekur dhe fluks pacientësh nga CoVid-19. Testi është prodhuar nga kompania ‘Innoliving of Ancona’ së bashku me një marrëveshje me kompaninë multinacionale ‘Zhezhiang Orient Gene Biotech Co Ltd’.

----- ----