Ballina Lajme nacionale Nis seanca për votimin e qeverisë së re, Vjosa Osmani refuzon ta...

Nis seanca për votimin e qeverisë së re, Vjosa Osmani refuzon ta drejtojë

42
SHPËRNDAJE

Ka nisur seanca ku pritet që të votohet qeveria në kryeministër  Avdullah Hotin e LDK-së.

Seanca është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK’së, pasi Vjosa Osmani ka refuzuar drejtimin.

Vjosa Osmani ka autorizuar nënkryetarët e Kuvendit që të drejtojmë këtë seancë. Zonja Nagavci nuk ka pranuar ta drejtojë seancën, dhe këtë seancë do ta drejtoj unë”, ka thënë Shala.

Qeveria në krye me Albin Kurtin është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit që erdhi si rrjedhojë  e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas mocionit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar disa herë nga Vetëvendosje të propozojnë një emër për mandatar. Pasi që LVV’ja nuk e dorëzoi një emër te i pari i shtetit, presidenti këtë të drejtë ia kaloi partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet.

LDK’ja ka propozuar për kryeministër, Avdullah Hotin, derisa ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK’në, Nismën, minoritetet e Listën Serbe.

-----