
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave, pas mbylljes së qendrave të votimit.
Sipas votave të numëruara deri më tani në KQZ, që janë rreth 10 mijë vota, partia e parë është Lidhja Demokratike e Kosovës 22,69 për qind të votave.
E pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 17,71 për qind të votave
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje me 13,15 për qind të votave.
AAK – PSD nga këto vota të numëruara ka 12,59 për qind, dhe NISMA – AKR me 4,69 për qind. /ORAinfo/