Ballina Lajme Bota/Rajoni Nis mësimi në qytetin që infektoi botën, prej një muaji asnjë rast...

Nis mësimi në qytetin që infektoi botën, prej një muaji asnjë rast i ri me koronavirus

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në provincën e Hubeit, prej 32 ditësh nuk raportohet asnjë rast i ri me koronavirus dhe për këtë arsye jeta në këtë zonë është duke u kthyer në normalitet të plotë.

Edhe pse konsiderohet si epiqendra e përhapjes së koronavirusit, në qytetin Wuhan nisi sot dhe procesi mësimor, nën masa të forta sigurie dhe protokoll të qartë higjiene dhe distancimi social.

Ditën e mërkurë, Kina raportoi vetëm 2 raste të reja me koronavirus, për ta çuar numrin total të të prekurve në 82.883, ndërsa shifrat e viktimave mbeten të pandryshuara në 4633.

Megjithatë shumë njerëz nuk iu besojnë shifrave të ofruara nga Kina, sidomos për kohën kur virusi u shfaq për herë të parë.

---- ---- ----
-----