Ballina Lajme nacionale Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, s’ka marrëveshje për kandidatë konsensual

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, s’ka marrëveshje për kandidatë konsensual

8
SHPËRNDAJE

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Ajo po udhëhiqet nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për garën e 3 gushtit, datë kjo që do të zgjidhet kryetari i ri, ose për të tretën herë radhazi Isa Mustafa.

Në qendër të tavolinës është ulur Isa Mustafa, rreth saj kryesia e partisë.

Ndryshe, për kryetar të LDK-së tashmë kanë shfaqur ambicie disa kandidatë, ndër ta është edhe ish- presidenti, Fatmir Sejdiu.