Ballina Lajme nacionale Nis Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, këto janë pikat e rendit të ditës

Nis Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, këto janë pikat e rendit të ditës

7
SHPËRNDAJE

LDK do ta mbaj sot Kuvendin Zgjedhor.

Pas pak pritet të nisë Kuvendi zgjedhor i LDK-së, ku pika e parë e rendit të ditës është zgjedhja e trupave punues dhe aprovimi i Rregullores së Punës së Kuvendit.

Pikë e dytë pritet të jetë zgjedhja e Komisionit Statutar, transmeton Koha.net.

Pikë e tretë e rendit të ditës në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së do të jetë zgjedhja e Kryetarit të partisë.

Dhe pika e katërt, zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm.

-----