Ballina Lajme nacionale Nis intervistimi i Vesetit nga Gjykata Speciale

Nis intervistimi i Vesetit nga Gjykata Speciale

45
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Ka nisur intervistimi i Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka hyrë në Dhomat e Specializuara për tu intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Paraqitja e Veselit para Speciales ishte i paraparë për datën 4 dhjetor, por për shkaqe teknike është shtyrë deri sot.

Kreu i PDK-së u nis gjatë mesditës të së hënës për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.

“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së. Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë. Dua të rikonfirmoj edhe njëherë se me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha ai pak para nisjes.

---- ----
-----