Ballina Lajme Bota/Rajoni “Nis e qaj duke menduar për ty, për mbesën time”/ Miku i...

“Nis e qaj duke menduar për ty, për mbesën time”/ Miku i Kobe Bryant thyen heshtjen pas tragjedisë

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

LeBron James dhe Los Angeles thyejnë heshtjen. “Ylli” i NBA-së ka shkruar një mesazh prekës për mikun e tij Kobe Bryant, i cili humbi jetën tragjikisht pas rrëzimit të helikopterit të tij privat.

Ndërkohë skuadra, ku Bryant ka fituar 5 tituj kampion të NBA-së, ka lajmëruar shtyrjen e ndeshjes derbi me Clippers.

Postimi i LeBron

Nuk jam gati, por po e provoj. Jam këtu, i ulur, dhe po tentoj të shkruaj diçka të ndjerë për këtë postim, por, sapo e provoj, nis e qaj, duke menduar për ty, për mbesën time Gigi dhe miqësinë/lidhjen/vëllazërinë/ që kishim! Kam dëgjuar zërin tënd të dielën, në mëngjes, para se të niseshim nga Philadelphias për në Los Angeles.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të ishte biseda jonë e fundit. E kam zemrën të thyer dhe jam i dëshpëruar, vëllai im. Të dua shumë vëlla i madh! Dashuria ime është për Vanessan dhe vajzat. Të premtoj se do ta çoj përpara trashëgiminë tënde.

Ti ishte shumë për të gjithë ne, sidomos për #LakerNation dhe tani është përgjegjësia ime të vendos peshat mbi shpinë dhe të shoh para. Të lutem, me jep forcë nga lart dhe kujdesu për mua! Tani jemi këtu. Kam shumë gjëra të tjera për të të thënë, por tani nuk mundem më. Derisa të takohemi sërish #Mamba4Life #Gigi4Life.

---- ----
----
-----
-----