Ballina Lajme Nipat para gjyqit për grabitjen e mijëra eurove në shtëpinë e dajës...

Nipat para gjyqit për grabitjen e mijëra eurove në shtëpinë e dajës në Gjilan

242
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sali, Liridon Musli, Labinot Halimi dhe Selman Halimi, kanë dalur para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me akuzën për grabitje.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit Ferdi Sali, Liridon Musli Labinot Halimi dhe Selman Halimi, më 3 korrik 2019, në Gjilan, në bashkëveprim dhe me përgatitje paraprake, kanë kryer grabitje.

Dosja e Prokurorisë thekson se të akuzuarit: Labinot Halimi dhe Selman Halimi, i kanë udhëzuar të akuzuarit tjerë Liridon Musli dhe Ferdi Sali, në shtëpinë ku do të kryenin grabitjen, të cilët të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit Sadik Sylejmani, ku nën kanosje dhe ushtrim të dhunës ndaj të dëmtuarës Hyrije Sylejmani marrin para në shumë prej 65,000 euro, 1,000 franga, si dhe sasi të konsiderueshme ari, me ç’rast pas grabitjes së bashku me një person tjetër janë mbledhur në banesën e të pandehurit Liridon Musli, në Fushë Kosovë, për të ndarë paratë e vjedhura.

Gjithashtu, të akuzuarit Ferdi Sali dhe Liridon Musli, më 11 korrik 2019, rreth orës 18:05 minuta, në Postën e Kosovës, në rrugën “Balzaku”, në Gjilan, të maskuar dhe të armatosur me një revole kanë kryer grabitje, fillimisht i sulmojë fizikisht punëtorët e kësaj pike të Postës, e më pas nga arka marrin 300 euro, dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, Ferdi Sali dhe Liridon Musli, akuzohen edhe për veprën penale Grabitja në tentativë, pasi në objektin e fabrikës ‘’Fluidi’’, në fshatin Velekincë, kanë tentuar të kryejnë grabitje. Sipas aktakuzës ata fillimisht me forcë hapin derën e fabrikës, mirëpo për shkak të zhurmës e cila është shkaktuar gjatë hapjes së derës, të njëjtit janë hetuar nga sigurimi, dhe pas kësaj të akuzuarit kanë shkrepur me armë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në fjalën hyrëse prokurori Isuf Sadiku, tha se mbetet në tërësi pranë aktit akuzues dhe kërkoj nga Gjykata që të procedohet tutje me shqyrtimin gjyqësor.

Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre thanë se pas shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se akuza e cila u vihet në barrë nuk qëndron dhe se deri në fund të këtij shqyrtimi do të vërtetohet pafajësia e tyre.

Në seancën e sotme u dëgjua edhe dëshmitari Sadik Sylejmani, i cili ishte i dëmtuar në këtë çështje, nga shtëpia e të cilit sipas Prokurorisë ishin grabitur mbi 65,000 euro.

“Labinot Halimin dhe Selman Halimin i kam nipa-djem të motrës. Kam dhënë deklaratë në Prokurori dhe mbes pranë deklaratës së njëjtë. Paratë dhe arin asnjëherë nuk e kam gjetur dhe të njëjtat nuk më janë kthyer. Koferi ku kanë qenë paratë ka qenë i mbyllur me çelës. Çelësin e koferit e kam mbajtur unë gjithmonë, akoma e kam edhe sot në shtëpi. Ditën kur ka ndodhur rasti Policia nuk e ka marr fare koferin me vete”, tha dëshmitari Sylejmani.

Për shkak  se prokurori Isuf Sadiku, i propozoj disa dëshmitarë për t`u dëgjuar, seanca e sotme u shtye për datën 30 mars.

Të akuzuarit në seancën e sotme, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Isuf Sadiku, deklaruan se nuk e pranojnë fajësinë pasi që sipas tyre nuk e kanë kryer veprën e cila u ngarkohet.

---- ----
----
-----
-----