Ballina Lajme nacionale Ngjela zbërthen përgjimet: Janë dy banda, duhet të hapen edhe tek krahu...

Ngjela zbërthen përgjimet: Janë dy banda, duhet të hapen edhe tek krahu tjetër

8
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se përgjimet e publikuara nga BILD nga thonë asgjë, pasi janë vetëm fjalë. Sipas tij politika shqiptare ka karakter kriminal, ndërsa kërkon të dalin përgjime edhe për opozitën.

“Përgjime si ato të krijoj sa të dua. Fakti nuk prodhohet vetëm me fjalë. Fakti rrëzohet vetëm nga fakti. Përgjimi është  i rëndë , por nuk më ka thënë asnjë. Politika shqiptare ka kohë që ka karakter kriminal, por është e të dy krahëve. Duhet të hapen edhe tek krahu tjetër. Socialistët kanë qenë të frikësuar, donin të krijonin bandën e tyre. Nuk fiton dot PD në Shkodër, por i merr me banda. A mund të bëjmë ne zgjedhje të lira. Kurrë. Këta kanë dalë për hallet e tyre. Këta ti bien rrangalles, Shqipëria të vazhdojë. Megjithëse nuk do vazhdojnë më se kanë kundër ndërkombëtarët”, tha Ngjela

Gazeta SHQIP

-----