Ballina Lajme nacionale Ngjarjet e datës 5 tetor 2020

Ngjarjet e datës 5 tetor 2020

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mbahet ceremonia e dorëzimit të reagentëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QKUK, ku pritet do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando. (QKUK, ora 09:30)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, ndan çmimin për vepër jetësore “Muslim Mulliqi” dhe çmimin vjetor në fushën e arteve pamore. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

Komisioni hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë shqyrton draftin e plan-veprimit dhe draftin e planit të buxhetit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes do të paraqitet në konferencën e parë për media në prag të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

Komisioni për Arsim shqyrton planin e punës së komisionit për periudhën tetor-dhjetor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00. Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për media – oborri i Kuvendit, hyrja kah sheshi)

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, merr pjesë në ceremoninë “Faleminderit Kosovë”, ku do të falënderojë Kosovën dhe qytetarët e saj për bashkëpunimin në fushën e turizmit midis Shqipërisë dhe Kosovës. (Hotel ‘Emerald’, ora 17:00)

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për nder të Ditës Ndërkombëtare të Arkitektëve. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” Prizren, ora 17:30)

The post Ngjarjet e datës 5 tetor 2020 appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----