Ballina Lajme nacionale Ngjarjet e datës 30 tetor

Ngjarjet e datës 30 tetor

8
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë vënien e gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Arbanë. (Ora 09:00, transporti në ora 08:30 nga Shtëpia e Bardhë)

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa viziton Ferizajn, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Agim Aliu. (Zyra e kryetarit, ora 9:00)

Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK, pajisje këto të siguruara nga organizata Nëna dhe Fëmijët dhe bashkëpunëtorë privat. (Klinika e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë, QKUK, ora 09.30)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, do ta vizitojnë kompaninë “Agribau” në Prishtinë. (Rruga “Lidhja e Pejës”, Prishtinë, ora 10:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sheshi “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, nga ora 10:00-16:00)

Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badalli. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

Ceremonia e inaugurimit të pajisjeve të reja në poligonin e shenjëtarisë sportive të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka takim me bizneset që operojnë̈ në Mitrovicë, (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të bëjnë vënien e gurthemelit të aneksit të objektit shkollor në SHFMU “Hasim Maliqaj” në fshatin Poslisht.(Ora 13:00, transporti në ora 12:30 nga Shtëpia e Bardhë)

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Sport Marketing do të nënshkruajnë kontrate për Parkun e Aventurave. (Ndërtesa e re e Komunës, ora 14:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të vizitojë shoqatën e biznesmenëve dhe Zejtarëve “E S N A F”, në Prizren. (Rruga “Ismet Jashari Kumanova” në Prizren, ora 18:30)

The post Ngjarjet e datës 30 tetor appeared first on RTV21.

-----