Ballina Lajme nacionale Ngjarje tronditëse, kosovari privoi nga jeta ish-gruan dhe partnerin e saj në...

Ngjarje tronditëse, kosovari privoi nga jeta ish-gruan dhe partnerin e saj në Gjermani

125
SHPËRNDAJE

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Pasditen e së shtunës në qytetin Iserlohn të Gjermanisë është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka goditur me mjet të mprehtë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar.

Mediat gjermane kanë shkruar se dorasi dyshohet të jetë kosovar.

Në raportimin e mediave gjermane thuhet se 43-vjeçari e ka goditur ish-bashkëshorten e tij dhe burrin i cili raportohet të ketë qenë partneri i viktimës.

Ndërkaq, raportohet se dorasi dhe gruaja 32 vjeçe janë nga Kosova, kurse 23-vjeçari nga Afganistani.

“Bild” shkruan se gruaja kishte me vete një vajzë dymuajshe ndërsa nuk raportohet që foshnja ka marrë lëndime.

Raportohet po ashtu se i dyshuari është dorëzuar tek forcat policore menjëherë pas aktit në vend të ngjarjes, pa rezistencë.

Në bazë të autopsive që u janë bërë dy viktimave sot, del se ata kanë pësuar disa plagë të shkaktuara, e cila është konfiskuar në vend të ngjarjes.

Arsyeja e këtij rasti nuk dihet, por çifti kishte kohë që jetonin të ndarë.

-----