Ballina Lajme nacionale Ngjarje e rëndë në detin e Velipojës, humb jetën një kosovar

Ngjarje e rëndë në detin e Velipojës, humb jetën një kosovar

27
SHPËRNDAJE

Ka humbur jetën një person në detin e Velipojës.

Këtë pasdite në plazhin e Velipojës një i moshuar ka gjetur vdekjen.

Fjala është për një pushues nga Kosova, i identifikuar si Jusuf Kryeziu.

84 vjeçari ka gjetur vdekjen teksa ishte futur në det.

Dyshohet se një atak kardiak ka bërë që i moshuari të humbë jetën.

Fatkeqësisht bluzat e bardha nuk kanë mundur të shpëtojnë dot të moshuarin.

-----