Ballina Lajme nacionale Ngjarja tragjike në Prishtinë, reagon Ramush Haradinaj

Ngjarja tragjike në Prishtinë, reagon Ramush Haradinaj

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Prishtinë.

“Tronditje!

Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre!

Vrasja e një personi dhe lëndimi e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve.

Ftoj organet e rendit, që të angazhohen pandalë deri në gjetjen e motiveve dhe dorasve të kësaj masakre dhe të njëjtit të marrin dënimin meritor.

Ngushëllime për familjen që humbën familjarin e tyre dhe lutemi për shëndetin e të lënduarve.

Kosova nuk do të lejojë ngjarje të tilla.

Ne kemi forcuar në vazhdimësi institucionet e rendit dhe ligjit në vend dhe aktet e tilla nuk do të tolerohen”, ka shkruar ai.

---- ----
----
----- ----
-----