Ballina Lajme Bota/Rajoni Ngjarja që tronditi Greqinë: Vëllai përdhunon vëllanë e mitur, filmohet nga një...

Ngjarja që tronditi Greqinë: Vëllai përdhunon vëllanë e mitur, filmohet nga një i afërm

76
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Rodosit në Greqi. Një djalë 18 vjeç ka përdhunuar vëllain e tij më të vogël, i cili është vetëm 13 vjeç raportojnë mediat greke.

Vetë nëna e djemve ka bërë denoncimin për këtë ngjarje të rëndë. Sipas denoncimit të gruas, fëmijët kanë probleme mendore.

Nëna kishte bërë denoncimin edhe një vit më parë ku ngjarja ishte filmuar po nga një i afërm i familjes, 47 vjeçar.

Policia kontrolloi shtëpitë e të pandehurve dhe konfiskoi një palë pantallona për fëmijë, një palë veshje të brendshme, dy telefona celularë në shtëpinë e 47 vjeçarit dhe një laptop në shtëpinë e këtij të fundit.

Efektivët e policisë shkuan edhe në vendin ku dhunimi ishte kryer, por nuk gjetën prova.

Për më tepër, ata caktuan një ekspert psikolog, ndërsa urdhëruan edhe një ekzaminim mjekoligjor për fëmijën.

-----